Twitter “shpëton” politikanët, bllokon faqen që ruan postimet e tyre

Teknologji

Twitter “shpëton” politikanët, bllokon faqen që ruan postimet e tyre

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 11:01

Në internet kanë shpërthyer polemikat lidhur me vendimin e Twitter për të bllokuar aktivitetin e një faqe të specializuar për arkivimin e postimeve të politikanëve, përfshi dhe ato që ata i kanë fshirë pak minuta më vonë, me përmbajtje jo të përshtatshme.

Faqja quhet "Politwoops" dhe në të vërtetë është një rrjet aktiv në vende të ndryshme. Edhe profili në Twitter i "Politwoops" është pezulluar nga rrjeti social.

Open State Foundation, organizata që menaxhon faqet e "Politwoops", shpjegon se Twitter ka bllokuar hyrjen në këtë platformë që nga e premtja e kaluar. Kompania Twitter, sipas kësaj organizate, e ka motivuar vendimin e saj duke shpjeguar se ka marrë në konsideratë “një sërë faktorësh”, duke mos marrë parasysh dallimin mes politikanëve dhe përdoruesve të rregullt.
Twitter ka bllokuar edhe "Diplowoops", një faqe e ngjashme për arkivimin e postimeve të fshira të diplomatëve. Sipas organizatës kjo vjen pasi këto platforma “përdoreshin nga gazetarët e të gjithë botës” si mjet i transparencës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat