Oppo prezanton R5s, versionin e ri sërish super të hollë

Teknologji

Oppo prezanton R5s, versionin e ri sërish super të hollë

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 10:46

Oppo e ka prezantuar modelin e përditësuar të telefonit të saj - R5s, i cili është pasuesi i modelit super të hollë të telefonit, R5.

Kompania thotë se ka arritur të bëjë magji me sasinë e RAM dhe memories së brendshme, duke e ruajtur hollësinë në dizajn.

Dallimi në RAM mes R5 dhe R5s është 2GB në 3GB, ndërsa Oppo ka arritur edhe ta dyfishojë sasinë e memories së brendshme e cila tani është 32GB.

Karakteristikat tjera të telefonit kanë mbetur të njëjta. Në fakt, me modelin e ri vjen ekrani në 5.2 inç me 1080p AMOLED, kamera kryesore me 13-MP, procesori i Qualcomm Snapdragon 615 dhe bateria me 2,000mAh.

Oppo R5s do të shitet për një çmim të volitshëm prej 220 dollarësh dhe do të jetë në dispozicion në ngjyrën e hirtë, prej datës 25 gusht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat