Eter9, “të gjallë”në rrjetet sociale pas vdekjes

Teknologji

Eter9, “të gjallë”në rrjetet sociale pas vdekjes

Më: 25 gusht 2015 Në ora: 23:33

Në kohët kur flitet për trashëgimi dixhitale dhe fatin e profileve në rrjetet sociale pas vdekjes është një platformë që të bën të pavdekshëm në rrjet.

Quhet Eter9, dhe falë inteligjencës artificiale skanon aktivitetin tonë “social” aktual për të mësuar mbi personalitetin tonë dhe të kuptojmë se çfarë mund të postojmë në të ardhmen, kur të mos jemi më.

Kjo faqe është krijuar nga programuesi Henrique Jorge, dhe aktualisht Eter9 është në periudhën e provës, dhe është testuar për momentin në 5 mijë persona.

Në Eter9 krijohet për shembull, një farë pasqyre e profilit tënd të Facebook, përdoruesit mund t’i kontrollojnë përditësimet e këtij avatri dhe ti miratojnë ato, duke dhënë leje të postojë dhe kur jeni offline. “Po mundohemi të krijojmë në sistem të Inteligjenës Artificiale që të mësojë shpejt nga platforma të tjera si Facebook”, shpjegon Jorge.

Tema e jetës dixhitale pas vdekjes është diskutuar disa herë. Një platformë e ngjashme me Eter9, që quhet Eterni.me, është krijuar pak muaj më parë nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts. Disa platforma si Facebook, kanë vendosur opsionin e testamentit dixhital, falë së cilës përdoruesit mund të nominojnë një të afërm apo një mik që do të menaxhojë llogarinë pas vdekjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat