Shenjat e zhbllokimit të telefonit zbulohen lehtë

Teknologji

Shenjat e zhbllokimit të telefonit zbulohen lehtë

Më: 25 gusht 2015 Në ora: 20:50

Në të ardhmen do të ketë sisteme gjithnjë e më të sofistikuara të zhbllokimit të telefonit, që nga gjurmët dixhitale, tek skanim i syrit. Ndërsa sot duhet të formosh fjalëkalim apo të dizenjosh në ekran me anë të prekjes, opsion i sistemi operativ Android.

Sipas një studimi norvegjez, dhe kjo mundësi origjinale do të sulmohet nga hakerat, pasi 77 % e përdoruesve formojnë shenjën e tyre duke nisur nga një kënd. Sistemi i “shenjës” së zhbllokimit u fut për herë nga Google me Androidin, si alternativë e numrit “pin”, duke i dhënë mundësi përdoruesit të zgjedhë një “dizenjim”, duke vendosur pika që shfaqen në ekran.

Këto lloj kodesh, sipas një hetimi të bërë nga studiuesja Marte Loge e Universiteti të Shkencës dhe Teknologjisë në Norvegji, janë shumë të parashikueshme. Njësoj si fjalëkalimi “12345” apo “qwerty”. Nga hetimi i saj, i prazantuar në Las Vegas, është vënë re se gati gjysma e përdoruesve, 44% nisin kodin nga pika në kënd, lart, majtas, ndërsa 77% nga një prej këndeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat