Sony Xperia Z5 prezantohet në IFA

Teknologji

Sony Xperia Z5 prezantohet në IFA

Më: 25 gusht 2015 Në ora: 17:06

Sony pritet ta zbulojë modelin e ri të telefonit të saj kryesor në Android gjatë panairit të IFA-së muajin e ardhshëm. Bëhet fjalë për modelin e shumë-pritur - Sony Xperia Z5.

Sony do ta mabjë një konferencë për media më 2 shtator, dhe për këtë ngjarje Sony ka zbuluar një foto e cila shfaq pjesërisht dhe në mënyrë të turbulltë modelin e ri të telefonit të saj – Z5.

Sony Xperia Z5 thuhet se do ta sjell kamerën e re Sony Exmor RS, e cila do të jetë një përmirësim cilësor në telefonin e ri të kompanisë, i cili pritet të jetë një përditësim mbi modelet e kaluara si Xperia Z4 and Xperia Z3+.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat