Si të ruani jetëgjatësinë e baterisë

Teknologji

Si të ruani jetëgjatësinë e baterisë

Më: 24 gusht 2015 Në ora: 07:56

Bateritë nuk zgjasin përgjithmonë. Shume shpejt ju vini re se bateria tek laptopi apo telefoni inteligjent nuk zgjat si zakonisht. Për të zgjatur sa më shumë jetëgjatësinë e baterisë, duhet të ndiqni këto udhëzime:

Prodhuesit e kompjuterëve, si Lenovo apo Sony, shpesh herë ofrojnë mjete për mirëmbajtjen e baterisë, të cilat ndalojnë automatikisht baterinë që të shkarkojë të gjithë energjinë, e cila mund ta shkatërrojë atë shumë shpejt.

Mbajini telefonin dhe laptopin në një vend me temperaturë normale

Prodhuesit e kompjuterëve, si Lenovo apo Sony, shpesh herë ofrojnë mjete për mirëmbajtjen e baterisë, të cilat ndalojnë automatikisht baterinë që të shkarkojë të gjithë energjinë, e cila mund ta shkatërrojë atë shumë shpejt.

Mbajini telefonin dhe laptopin në një vend me temperaturë normale.

Temperaturat e larta gjithmonë i shkatërrojnë bateritë. Mos lini laptopin, telefonin ose pajisje të tjera në vende me temperatura të larta; sigurohuni që laptopi nuk është shumë i nxehtë, po ashtu edhe telefoni.

Mos e lini telefonin në karikim kur është plot me bateri.

Shumë njerëz mendojnë se gjëja e parë që duhet të bëjnë me një telefon të ri është karikimi i tij 100%. Ky është një supozim i gabuar. Mbani mend, bateria funksionon më mirë mes 40% dhe 80%.

Mos e lini që bateria e telefonit apo laptopit të bie në zero shumë shpesh

Bateritë moderne të ditëve të sotme nuk duhet të shkojnë në zero dhe të furnizohen sërish me energji që jetëgjatësia e tyre të rritet më shumë. Mundohuni ta mbani baterinë midis 40% dhe 80% shumicën e kohës.

Zgjidhni opsionin “Sleep” në vend që ta fikni laptopin, nëse do ta përdorni shumë shpejt

Ta fikësh laptopin dhe ta ndezësh sërish, harxhon më shumë bateri se ta vendosësh në opsion “Sleep”. Ndërsa opsioni “Hibernate” ruan më shumë baterinë se sa opsioni “Sleep”, por merr më shumë kohë që laptopi të fillojë të funksionojë normalisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat