Disa iPhone 6 Plus kanë problem me kamerën iSight. Apple ofron riparim falas

Teknologji

Disa iPhone 6 Plus kanë problem me kamerën iSight. Apple ofron riparim falas

Më: 23 gusht 2015 Në ora: 13:54

Apple ka lançuar një program përmes së cilit do të riparojë të gjitha modelet iPhone 6 Plus të cilët kanë problem me kamerën iSight.

Problemi konsistonte në imazhe të turbullta dhe këto telefonë me këtë defekt janë shitur përgjatë periudhës Shtator 2014 dhe Janar 2015. Të gjithë telefonët do të riparohen nga Apple pas asnjë kosto shtesë.

Vizitoni uebfaqen e Apple, vendosni numrin serial të smartfonit dhe pastaj do të shikoni nëse telefonin juaj ka nevojë për riparim.

Kemi të bëjmë me një riparim të defektit dhe jo zëvendësim të smartfonit. Ky program ka një kohështrirje prej 3 vitesh që kur është shitur iPhone 6 Plus i parë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat