Xhinset që karikojnë telefonin

Teknologji

Xhinset që karikojnë telefonin

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:24

"Joe Jeans" janë linja më e re e xhinseve që ju jep mundësinë që të keni forma sa më të mira dhe të karikoni telefonin përmes tyre. Këto xhinse, që nuk kushtojnë aspak lirë, pasi për t'i pasur duhet të shpenzoni rreth 200 dollarë, kanë një hapësirë të veçantë nga mbrapa të quajtur "xhepi i baterisë" që mund të karikojë telefonin iPhone 5, 5S dhe 6, i cili qëndron në një tjetër xhep afër atij të baterisë.

Telefoni juaj smart karikohet përmes një baterie që lidhet me telefonin tuaj përmes një fishe që vështirë se dallohet nga ndonjë tjetër. Bateria që karikon telefonin tuaj do të kushtojë rreth 50 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat