Makinat Indy bëhen me panele LED

Teknologji

Makinat Indy bëhen me panele LED

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 00:38

IndyCar ka vendosur që në makinat e kësaj serie të vendosen panele LED që do të tregojnë renditjen e pilotit në kohë reale. Panelet e reja u testuan fillimisht në muajin prill dhe do i mundësojnë fansave të kuptojnë më lehtë atë që ndodh në pistë.

Mendohej që teknologjia e re të debutonte në muajin maj, por nuk u konsiderua gati për garat.

Panelet LED janë të vendosura në të dyja anët e makinës, pak më sipër kokës së pilotit. Këto panele janë 20 cm të gjera dhe 18 cm të larta, me një trashësi prej 3 mm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat