Sony prezanton modelin e ri Xperia M5

Teknologji

Sony prezanton modelin e ri Xperia M5

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 11:49

Sony ka prezantuar telefonin më të ri Xperia M5 një telefon i projektuar për të qenë rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, dhe e njëjta e përmban standardin IP65 dhe IP68. Telefoni është i pajisur me ekran 5 inç në Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Karakteristikat tjera të Xperia M5 përfshijnë dhe procesorin 64 bit Mediatek Helio X10 okta core në 2GHz.

Telefoni i ri nga Sony gjithashtu vjen me 3GB RAM, 16FGB memorie për ruajtjen e përmbajtjes, portin për kartelën microSD e cila mund ta zgjerojë hapësirën deri në 200GB.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat