Windows 10 instalohet në 14 milionë pajisje në 24 orët e para

Teknologji

Windows 10 instalohet në 14 milionë pajisje në 24 orët e para

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 00:31

“Microsoft” ka bërë të ditur se për sistemi operativ Windows 10 ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme menjëherë pasi sistemi operativ i ri është lançuar.

Sipas kompanisë, në vetëm 24 orët e para ai është instaluar në 14 milionë pajisje, ndërsa edhe komentet dhe reagimet e përdoruesve në të gjithë globin duket se kanë qenë pozitive.

Më parë, përfaqësues të “Microsoft” janë shprehur se dëshirojnë që Windows 10 të jetë në një miliard pajisje deri në vitin 2018.

Megjithatë, ndërsa versioni PC i sistemit operativ është pritur mirë, ekspertët e kësaj fushe e kanë vënë në pikëpyetje atë për të konkurruar Android-in dhe iOS në “smartphones”.

Edhe pse miliona njerëz e kanë përfunduar me sukses instalimin, shumë të tjerë ende nuk kanë arritur ta instalojnë të plotë atë dhe janë në pritje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat