Tesla Motors zgjedh një mënyrë të re për shitjen e makinave eletrike 01/08/2015

Teknologji

Tesla Motors zgjedh një mënyrë të re për shitjen e makinave eletrike 01/08/2015

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 00:29

Tesla Motors ka zgjedhur një mënyrë të re për të bërë marketing për shitjen e makinave të saj. Ajo ka krijuar një program që inkurajon pronarët e makinave elektrike Tesla Motors për të bindur miqtë e tyre të blejnë të njëjtën makinë.

Administratori i Tesla, Elon Musk, e përshkruan si një shtysë për të konstatuar nëse kompania mund të mbështetet tek taktikat e marketingut social.

Kjo nismë vjen edhe si një reflektim i shitjeve në shtetet amerikane, ku prodhuesve të makinave luksoze nuk u lejohet të shesin mjetet drejtpërdrejt tek konsumatori.

Kompania nuk ka shitës ekskluziv, ndaj ka zgjedhur të operojë me shitje përmes dyqaneve të saj. Ajo ka refuzuar gjithashtu të reklamojë makinat, pasi administratori Musk mendon se reklamimi masiv për makinat e Tesla Motors do të vijë pas disa vitesh, kur pritet të dalë në treg një makinë me çmim të përballueshëm nga të gjithë.

Musk ka shpjeguar se, kompania do t’i ofrojë 1 mijë dollarë kredi çdokujt që ka një makinë Tesla, modelin S elektrik. Ndërsa miqtë që do të sugjerohen nga pronarët e një makine Tesla do të përfitojnë një ulje prej 1 mijë dollarësh në çmim, nëse do të blejnë një Tesla. Çmimi i makinës Tesla varion nga 70 deri në 100 mijë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat