LG prezanton modelin më të ri G Flex 3

Teknologji

LG prezanton modelin më të ri G Flex 3

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 14:44

LG po punon për të sjellë në treg pajisjen më të re G Flex 3 me ekran 6-inç QHD, procesor 64-bit 8-core Snapdragon 820 në 3 GHz, kartën grafike Adreno 530, si dhe do të mbështesë RAM të ri dhe të shpejtë LPDDR4 dhe mikroprocesorin MDM9X55 për lidhje të shpejtë 4G LTE ( kategoria 10). Sa për rikujtim, dy modelet paraprake nga LG janë ekrane të lakuara.

Gjithashtu pajisja mund të ketë 3 ose 4 GB RAM. Përmendet gjithashtu një lexues gjurmë gishtash i fshehur në butonin Home, si dhe dy kamera të fuqishme prej 7 MP dhe 20.7 MP. Pritet të dalë në treg në mars të vitit 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat