“Google Glass” u vjen në ndihmë mjekëve

Teknologji

“Google Glass” u vjen në ndihmë mjekëve

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 13:16

Syzet inteligjente të Google janë ende në fazën e testimeve, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se mjekët po përfitojnë shumë nga kjo teknologji e re.

Për t’i lehtësuar punën vetës, mjekët falë aplikacionit “Augmedix”, po përdorin gjithnjë e më shumë “Google Glass”. Nëpërmjet këtyre syzeve mjekët mund të dërgojnë të dhënat e pacientit të tyre drejtpërdrejtë për t’u analizuar ne laborator, apo nga një shërbim më i specializuar e madje edhe të operojnë përmes tyre.

Iran Shaki, bashkëthemelues i aplikacionit të lindur në një laborator të Universitetit të Stanfordit, thotë se nëse për konsumatorët “Google Glass” janë një mjet luksi, për mjekët po shndërrohet çdo ditë në një mjet tejet i dobishëm në punë. Në SHBA, deri më tani janë mbi 30 klinika dhe spitale Bashkuara që kanë përqafuar këtë teknologji dhe numri rritet me ritme të shpejta.

Ndërkohë në muajin mars, në Torino u krye për herë të parë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër duke përdorur “Google Glass”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat