“OnePlus 2”, smartfoni që po le në hije “iPhone” (Foto)

Teknologji

“OnePlus 2”, smartfoni që po le në hije “iPhone” (Foto)

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 21:16

“OnePlus 2”, gjenerata e dytë e telefonave të zgjuar të kompanisë “OnePlus” ka siguruar mbi një milionë blerës që nga prezantimi i pak ditëve më parë.

Bazuar në të dhënat jo vetëm të kompanisë, por edhe të ueb-faqeve që bëjnë statistika për smarfonët, kjo shifër është me të vërtetë shumë e madhe.

Ky numër po rritet me shpejtësi nëse marrim në konsideratë se 2 ditë më parë shifra nuk shënonte më shumë se 760 mijë abonime për blerje.

Nëse e krahasojmë me modelin e shkuar, OnePlus One vitin e shkuar gjer në këtë fazë kishte shënuar 1.5 milionë blerës. Hedhja në treg e OnePlus 2 riafirmon përkushtimin e prodhuesit kinez ndaj kësaj marke duke e bërë atë të konkurrueshëm me “iPhone” dhe “Samsung”, qoftë në treg ashtu edhe në parametrat profesionalë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat