Toshiba falsifikonte bilancet, dorëhiqet shefi ekzekutiv

Teknologji

Toshiba falsifikonte bilancet, dorëhiqet shefi ekzekutiv

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:14

Shefi ekzekutiv i Toshiba-s, Hisao Tanaka, dha dorëheqjen pas skandalit të zbuluar së fundmi, ku kompania falsifikonte bilancet. Kompania kishte deklaruar fitime me vlerë 1.2 miliardë dollarë gjatë gjashtë viteve të fundit.

Përveç Tanaka, dy ekzekutivë të tjerë të lartë, duke përfshirë këtu zv/presidentin Norio Sasaki dhe ish-presidentin Atsutoshi Nishida, janë përjashtuar nga kompania.

Gjiganti i pajisjeve elektronike punësoi një grup të pavarur ekspertësh për të hetuar praktikat që ndjek kompania.

Komisioni Hetimor doli në përfundimin se, ka pasur një lloj komploti mes administratorit të deleguar të grupit dhe disa drejtuesve të tjerë për të falsifikuar bilancet me qëllimin të fshihej niveli real i humbjeve. Drejtori aktual Masashi Muromachi do të bëhet shefi ekzekutiv i Toshiba-s deri sa të gjendet një lider i ri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat