Uber investon 1 miliardë dollarë në Indi, me 200 mijë vende pune

Teknologji

Uber investon 1 miliardë dollarë në Indi, me 200 mijë vende pune

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 14:40

Uber ka njoftuar sot se do t’i investojë 1 miliardë dollarë në Indi, pasiqë shërbimi i ngjashëm me taksi po synon që operimet de tregun e saj ta rrisë edhe jashtë SHBA-ve.
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, rritja e Uber në Indi është duke arritur në shkallën 40 për qind, dhe pritjet e saj janë që kjo rritje të përshpejtohet edhe më shumë me investimet e reja.

Me investimet e reja Uber do t’i zgjerojë operimet e saj, do të depërtojë në qytete të reja, si dhe do të zhvillojë produkte të reja.

Pritjet e Uber janë që brenda një periudhe prej 6 deri në 9 muaj kompania të arrijë të realizojë deri në 1 milionë udhëtime në ditë.

Aplikacioni i famshëm i krijuar në SHBA synon që të krijojë rretj 200 mijë vende të reja të punës deri vitin e ardhshëm, si dhe të punësojë mbi 50 mijë femra indiane deri në vitin 2020.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat