Facebook ka mbi 1.3 miliardë përdorues mobil në muaj

Teknologji

Facebook ka mbi 1.3 miliardë përdorues mobil në muaj

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 14:19

Rezultatet e fundit financiare të Facebook sugjerojnë se rrjeti më i madh social në botë është më i varur se kurrë nga pajisjet mobile.

Facebook përjetoi një rritje të shpejtë në të hyrat mobile, përkatësisht reklamat dhe përdoruesit mobil aktiv gjatë tremujorit të dytë të vitit të saj fiskal.

Më shumë se 1.3 miliardë përdorues tani vizitojnë rrjetin social përmes aplikacioneve të saj mobile çdo muaj, ndërsa numri i vizitorëve të përditshëm mobil u rrit 29% në krahasim me vitin e kaluar, me një mesatare marramendëse prej 968 milionë.

Reklamat mobile tani përbëjnë 76% të të ardhurave të Facebook, të cilat paraqesin një rritje prej 3% nga tremujori i kaluar.

Megjithatë, shpenzimet e kompanisë u rritën me 82% nga viti në vit për të arritur në 2.77 miliardë dhe aksionet e saj ranë me 5% pas orarit të tregtimit kur u njoftuan rezultatet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat