Google Chrome vs. Microsoft Edge: Cili është më i shpejtë?

Teknologji

Google Chrome vs. Microsoft Edge: Cili është më i shpejtë?

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 07:24

Windows 10 vjen me shfletuesin krejtësisht të ri të cilin Microsoft e ka quajtur Edge. I njëjti vjen me dizajn të lehtë, është i shpejtë dhe sjell edhe asistentin digjital të kompanisë Cortana.

Edge pothuajse nuk e përmban asnjë detaj të cilin e kemi urryer në Internet Explorer, mirëpo si krahasohet ky shfletues i ri me Google Chrome, shfletuesin më të përdorur aktualisht në botë?

Mashable vuri përballë Edge kundër Chrome (versioni 44.0.2403.89m) në një laptop HP Spectre X360 me 2.2GHz Intel Core i5 dhe 8GB RAM, dhe zhvilloi një sërë testesh krahasuese për të parë nëse shfletuesi i ri i Microsoft është më i shpejtë ose të paktën në të njëjtin nivel me Chrome.

Të dy shfletuesit u provuan si të rinj, pa shtesa dhe cache. Por është e rëndësishme të theksohet se Chrome vjen me Adobe Flash të para-instaluar.

Mashable nuk e ka ç’aktivizuar atë gjatë testeve, sepse këtë nuk do ta bënte as një nga përdoruesit e zakonshëm.

Nga testet e bëra në shumë parametra të vendosur për krahasim del se Google Chrome është më i shpejtë se Microsoft Edge, por ... vetëm nëse ju nuk keni ndonjë shtesë ekstra në shfletues. Kur ju ja shtoni, që zakonisht secili përdorues shton ekstenzione, atëherë Chrome ngadalëson.

Dhe me këtë mund të arrihet në përfundimin se Microsoft Edge është një shfletues shumë i shpejtë dhe pas testimit, është pëlqyer shumë.

Në qoftë se Internet Explorer lënë një shije të keqe tek secili prej nesh gjatë shfletimit, atëherë duhet të thuhet se Edge është një rikthim i plotë në shfletimin në internet nga Microsoft, mënyrën më të mirë të mundshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat