Japonezët ndërtojnë lazerin më të fuqishëm ndonjëherë

Teknologji

Japonezët ndërtojnë lazerin më të fuqishëm ndonjëherë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:07

Japonezët kanë eksperimentuar me sukses lazerin më të fuqishëm të krijuar ndonjëherë.

Pajisja e gjatë rreth 100 metra, e quajtur LFEX, është ndërtuar në Universitetin e Osakas.

Gjatë eksperimentit lazeri lëshoi 2 petavat energji (2 kuadrilion vat), 1000 herë më shumë se totali i energjisë elektrike të konsumuar ndonjëherë në botë. Kjo sasi energjie ka hyrë në librat e rekordeve si më e madhja e lëshuar ndonjëherë.

Laseri i dytë më i fuqishëm, i prodhuar në Teksas, lëshoi vetëm gjysmën e energjisë së LFEX-it.

Çdokush mund të mendojë se për të prodhuar këtë energji marramendëse duhet fuqi e madhe, por e vërteta është se mjafton e njëjta sasi sa për ta mbajtur ndezur një sobë me mikrovalë për dy sekonda, sipas një deklarate të lëshuar nga universiteti. Ndryshimi i vetëm është se kjo energji, në vend që të shpërndahet në dy sekonda, kondensohet brenda një pikosekondi (një e trilionta e sekondës).

Pas kësaj arritjeje, shkencëtarët tani kanë një synim edhe më të madh: “Me garën që sa vjen e vështirësohet, objektivi ynë tani është të arrijmë fuqinë 10 petavat”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat