Twitter rritet për 61%, por drejtori i pakënaqur

Teknologji

Twitter rritet për 61%, por drejtori i pakënaqur

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 08:23

Twitter ka postuar të ardhura prej 502 milionë dollarëve për tremujorin e dytë të saj, një rritje prej 61 për qind nga viti në vit, ose shumë më shumë sesa pritjet e vlerësimeve prej 470 milionë deri në 485 milionë dollarë.

Megjithatë, drejtori i përkohshëm dhe bashkë-themeluesi i kompanisë, Jack Dorsey tha se ai nuk është i kënaqur me nivelin e rritjes, dhe se kompania është ende duke performuar më pak sesa ka mundësi.

"Rezultatet tona për tremujorin e dytë tregojnë progres të mirë në monetizim, por ne nuk jemi të kënaqur me rritjen tonë në audiencë," tha ai, duke theksuar disa nga hapësirat ku Twitter mund të përmirësohet.

"Për të realizuar potencialin e plotë e Twitter-it, ne duhet të përmirësohemi në tri drejtime: të siguruojmë ekzekutim më të disciplinuar; ta lehtësojmë shërbimin tonë për t’i dhënë vlerë më të madhe shërbimit tonë; dhe ta komunikojmë më mirë këtë vlerë."

Dorsey u zgjerua në këto shqetësime gjatë prezantimit të të ardhurave, duke vënë në dukje se problemi më i madh është përkthimi i fuqisë së markës në më shumë përdorues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat