Gjithçka që duhet të dini për Galaxy Note 5!

Teknologji

Gjithçka që duhet të dini për Galaxy Note 5!

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:59

Duket se më në fund janë lëshuar nëpër internet fotot e pajisjes reale më të re nga Samsung, përkatësisht fabletit më të ri të Samsung - Galaxy Note 5, e cila do të zyrtarizohet më 13 gusht.

Siç e kemi thënë edhe më herët, përveç kësaj pajisje Samsung pritet që në konferencën për media ta prezantojë edhe Galaxy S6 Edge Plus dhe Galaxy S6 Mini.

Samsung Galaxy Note 5 do të jetë i fuqizuar me procesorë katër bërthamor Exynos 7422, RAM memorie prej 4GB dhe ekran 5.67 inç të kualitetit Quad HD.

Pajisja pritet që poashtu të përmbajë hapësirë të brendshme prej opsioneve 32GB deri në 128GB, dhe kartelën microSD.

Specifikat tjera të pajisjes pritet të jenë kamera frontale prej 5 megapiksel dhe ajo e pasmja prej 16 megapiksel.

Galaxy Note 5 pritet të punoj me Android Lollipop 5.1.1 dhe sistemin më të ri për pagesa, Samsung Pay.

Detajet tjera mbi pajisjen do të konfirmohen nga Samsung, muajin tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat