Monoscope, aplikacioni i ri për shkrim pa pengesa në telefon

Teknologji

Monoscope, aplikacioni i ri për shkrim pa pengesa në telefon

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 08:42

Kur kemi të bëjmë me mjete për shkrim që nuk kanë pengesa apo përfshirje të shpërqendruesve, zgjidhja e vetme duket të jetë përdorimi i desktopëve. Monoscope megjithatë, hyn në lojë për telefonat e mençur.

Kompania e cila më parë kishte sjell aplikacionin ‘Today Calendar’, ka sjellur editorin e ri për Android.

Monoscope është program i cili formaton tekstin tuaj në telefon në bazë të opsioneve: bold, italics, bullet lists, quotes dhe headers.

Dokumenti i juaj mund të dërgohet më pas në Dropbox. Me ndihmën e sistemit operativ Android, Monoscope ju lejon të fokusoheni në shkrimin tuaj pa pengesa.

Edhe nëse nuk dëshironi të shpenzoni orë të tëra duke shkruar në telefonin tuaj mobil, aëherë tableti juaj mund të jetë mënyra më e mirë për të ju ndihmuar të fokusoheni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat