1,000 shkencëtarë me letër publike: Inteligjenca Artificiale rrezik i madh për njerëzimin

Teknologji

1,000 shkencëtarë me letër publike: Inteligjenca Artificiale rrezik i madh për njerëzimin

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 16:01

Më shumë se 1,000 ekspertë të teknologjisë, shkencëtarë dhe hulumtues kanë shkruar publikuar një letër ku paralajmërohet për rrezikun nga armët autonome.

Në protestën më të fundit kundër “robotëve vrasës”, letra tërheq vërejtjen se “një garë ushtarake përmes inteligjencës artificiale me armët është një ide e keq.”

Mes atyre që kanë nënshkruar letrën janë edhe shkencëtari Stephen Hawking, sipërmarrësi Elon Musk dhe bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak.

“Robotët vrasës” janë bërë së fundmi subjekt debati në komisionet e ndryshme në OKB, dhe po konsiderohen mundësitë për ndalimin e prodhimit të disa armëve autonome.

Por tani, ekspertët po bëjnë thirrje më të specifikuar për ndalimin e Inteligjencës Artificiale që mund të shkojë përtej mundësive të kontrollit nga kapacitetet njerëzore.

“Sikurse shumica e kimistëve dhe biologëve që nuk kanë interes në ndërtimin e armëve kimike ose biologjike, shumica e kërkuesve të inteligjencës artificiale nuk kanë interes të ndërtojnë armë me inteligjencë artificiale – dhe nuk dëshirojnë që dikush t’i shqetësojë duke e bërë këtë veprim”, shkruhet në letrën e përbashkët.

Profesori në Institutin për Teknologji Massachusetts (MIT) Naom Chomsky, Shefi për Inteligjencë Artificiale në Google Demis Hassabis, si dhe eksperti për vetëdijen njerëzore Daniel Dennet janë mes atyre që kanë nënshkruar letrën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat