Gabimi i Motorola

Teknologji

Gabimi i Motorola

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 00:27

Motorola bëri një gabim të sikletshëm. Kompania amerikane e telekomunikacionit, që tashmë është në pronësi të Lenovo, aksidentalisht publikoi një faqe interneti që tregonte versionin e ardhshëm të smartphone-it Moto G, i cili nuk pritet të dalë deri javën e ardhshme.

Një përdorues i vëmendshëm i platformës Reddit e dalloi këtë gabim dhe postoi një foto të të dhënave të telefonit.

Moto G është me një çmim mesatar dhe modeli i ri do të jetë me disa ngjyra të ndryshme dhe me një memorie 16GB. Në një intervistë javën e kaluar, zyrtari i lartë i Lenovos, Gianfranco Lanci tha për amerikanen CNBC se progresi me Motorola është në rrugën e duhur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat