YouTube me dizajn të ri në aplikacion

Teknologji

YouTube me dizajn të ri në aplikacion

Më: 26 korrik 2015 Në ora: 10:20

Aplikacioni për Youtube në Android ka marrë pamje dhe funksion të ri, i ndarë në rubrikat: Home, Subscriptions dhe Account – duke lehtësuar gjetjen e materialeve.

Në rubrikën Home tani do të mund të shihni rekomandimet dhe listat e përshtatura (customized) të cilat bazohen në historinë tuaj kërkuese në aplikacion.

Në Subscription (abonimet) mund të shihni videot e fundit të kanaleve ku jeni abonuar, ndëra në Accounts mund të shikoni materialet që I keni ruajtur, ngarkuar dhe listuar.

Pamja e re sjell edhe disa mjete për editim, duke mundësuar rregullimin e videove prej telefonit deri në ngarkim tek kanali juaj.

Për të interesuarit e xhirimit të videove portret, aplikacioni tani mundëson lëshimin e videove vertikale në ekran të plotë (full-screen).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat