WhatsApp prezanton veçoritë e reja

Teknologji

WhatsApp prezanton veçoritë e reja

Më: 24 korrik 2015 Në ora: 15:03

WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit që t’i shënjojnë mesazhet si të palexuara, por dërguesit ende do ta dinë nëse i keni lexuar.

WhatsApp ka lansuar një veçori të re në aplikacionin për Andorid, që i lejon përdoruesit t’i shënjojnë mesazhet si të palexuara – njëjtë siç mund ta bëjnë me emaile.

Duke prekur dhe mbajtur me gisht mbi një bisedë, përdoruesit mund të shndërrojnë bisedën e mbetur në ekran në ‘të gjelbër’, për të shërbyer si një kujtim vizual për t’iu përgjigjur më vonë dërguesit.

Kjo në thelb nuk e ndryshon statusin e mesazhit. Çdo mesazh që shihet nga marrësi do të paraqitet ende me dy shenjat blu afër mesazhit.

Kjo veçori e re, është pjesë e përditësimeve të reja të WhatsApp këtë javë. Përditësimi tjetër përfshin mundësinë për të ‘heshtur’ një bisedë për tetë orë, një javë, apo një vit.

Mundësia tjetër është që të zgjidhni një tingull të veçantë të mesazheve për persona të caktuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat