Galaxy Note 5 vjen me 13 gusht

Teknologji

Galaxy Note 5 vjen me 13 gusht

Më: 24 korrik 2015 Në ora: 11:24

Samsung njofton se prezantimi i pajisjes më të fundit të tij Galaxy Note 5 do të bëhet më 13 gusht në ngjarjen, e cila do të mbahet në New York. Qëllimi i këtij prezantimi është që ai të shmangë telefonat e kompanisë Apple, iPhone 6S dhe 6S Plus.

Mësohet se Note 5 njëlloj si Galaxy S6 dhe S6 Edge, do të ketë kamerën kryesore prej 16 megapikselësh dhe atë të përparme prej 5 MP. Të dy këto pajisje do të kenë nga 3 gigabajt RAM memorie, edhe pse spekulohet se Note 5 do të ketë 4 GB.

Modeli Note 5 do të ketë pjesën e prapme të lakuar, ndërsa në shikim më të hollësishëm vërehet se pajisja e re është inspiruar në masë të madhe nga Galaxy S6 Edge.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat