Twitter do të festojë datëlindjet e përdoruesve

Teknologji

Twitter do të festojë datëlindjet e përdoruesve

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 00:14

Përdoruesit e Twitter tani do të keni mundësi që të bëjnë publike datëlindjen. Kjo do të shfaqet në pjesën e poshtme tek të dhënat tuaja, që dalin poshtë fotos tuaj.

Përveç kësaj, Twitter tani do të festojë edhe datëlindjen tuaj. Në datën kur ju do të festoni përvjetorin e lindjes, atëherë në faqen tuaj në Twitter do të shfaqen tullumbace shumëngjyrëshe.

“Çdo ditë, miliona njerëz nga mbarë bota festojnë data të rëndësishme në jetën e tyre në Twitter, prandaj kemi menduar që t’i bashkohemi festës së tyre”, është shprehur Ricardo Castro, që është kudjesur për risitë e fundit.

Datëlindjën tuaj mund ta rregulloni në “Edit profile”, ku do të zgjidhni datën, muajin dhe vitin e lindjes. Në lidhje me privatësinë, jeni të lirë të vendosni vetë se kush dëshiron ta shikojë atë, duke zgjedhur opsionet që ju paraqiten.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat