iPhoni i ardhshëm zbllokim përmes selfie-s

Teknologji

iPhoni i ardhshëm zbllokim përmes selfie-s

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:25

Apple përmes teknologjisë Touch ID të sigurisë tek pajisjet iOS, e cila përdor gjurmët e gishtave për të hapur telefonin ose tabletin, pritet që këtë siguri ta integrojë tek iPhone-t.

Apple duket po planifikon të përdorë selfie-t për të zhbllokuar pajisjet mobile. Përdoruesit duhet të shkrepin një selfie për të vërtetuar se janë ata pronarët e telefonit, dhe vetëm kështu do ta hapet pajisja. Kjo është hera e parë që Apple tregon interes tek teknologjia e njohjes së fytyrës.

Apple nuk do të jetë kompania e parë që do të ofrojë këtë veçori, Google ka përdorur një veçori të ngjashme tek pajisjet Android, dhe MasterCard ka zbuluar së fundmi një veçori të tillë të sigurisë që do të përdoret për të autorizuar pagesat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat