LG G Pro 3 sjell Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM?

Teknologji

LG G Pro 3 sjell Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM?

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:46

Më herët gjatë ditës është thënë se Sony Xperia Z5 do të vijë me procesorin Qualcomm Snapdragon 820, ndërsa tani janë shfaqur edhe disa detaje të reja për një model të ri të telefonit që gjithashtu mund të vijë me Qualcomm Snapdragon 820, dhe ky do të jetë modeli LG G Pro 3.

Sipas një raporti të ri thuhet se LG G Pro 3 do të vijë me 3GHz Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM.

Karakteristikat tjera të pëfolura për këtë model të telefonit janë edhe memoria e brendshme me 32GB, e cila mund të zgjerohet edhe më tutje me micro SD.

Sipas të gjitha gjasave mund të ndodhë që telefoni / fableti të sjell edhe ekranin me 6 inç, Quad HD dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

LG G Pro 3 do të ofrojë edhe super kamerën me 20.7MP, dhe atë të përparmen me 8MP.

LG G Pro 3 do të vijë me Android 5.1 Lollipop, ndërsa debutimi i fabletit të ri pritet të ndodhë deri kah fundi i këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat