iPhone 6S, vetëm me 16GB memorie

Teknologji

iPhone 6S, vetëm me 16GB memorie

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 21:04

Nëse informacionet e fundit për telefonin e ri iPhone janë të vërteta, atëherë për të gjithë ata që po e presin me padurim këtë telefon, ja ku vjen një lajm aspak i mirë.

Mësohet se iPhone i ri që me shumë mundësi do të quhet 6S, nuk do të ketë më shumë se 16GB memorie. Ky është një lajm i keq për përdoruesit, të cilët kanë pritur që në iPhone-n e ri të ketë më shumë gigabajtë memorie.

Vitin e kaluar, shumë prej përdoruesve ishin ankuar se nuk shkarkonin dot përditësimet e iOS 8, për shkak se telefoni i tyre nuk kishte më hapësirën e nevojshme.

Memoria prej 16GB do të thotë se ju nuk do të jeni në gjendje të shkarkoni më shumë aplikacione apo lojëra, sepse ato zënë shumë hapësirë nëse dëshironi t’i instaloni. 16Gb nuk janë të mjaftushme as për njerëzit të cilët bëjnë shumë foto ose kanë shumë mesazhe.

Shumica prej konkurentëve të Apple, tani i kanë bërë telefonat me 36GB memorie, gjithashtu ju krijojnë mundësinë që të shtojnë disa gigabajtë shtesë duke blerë një “kartë memorie”.

Mirëpo, Apple ka njoftuar se përditësimet e iOS 9 nuk do të zënë vend aq shumë, prandaj përdoruesit do të kenë mjaftueshëm memorie për gjëra të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat