Scanner Pro 6 thjeshtëson skanimin e dokumenteve në iPhone

Teknologji

Scanner Pro 6 thjeshtëson skanimin e dokumenteve në iPhone

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:47

Nëse ju doni të skanoni një dokument, në ditët e sotme përballeni me dy zgjedhje; të përdorni një skaner të posacëm për këtë punë ose të përdorni kamerën e smartfonit tuaj.

Në dyqanet e aplikacioneve ka një mori aplikacionesh të cilat skanojnë dokumentet përmes kamerës por jo të gjitha ato ndërtojnë një format të qartë të dokumentit. Por versioni i ri i aplikacionit Scanner Pro i cili vjen këtë javë në platformën iOS nuk i ka probleme të tilla. Për më tepër ai ofron opsione të reja të cilat e thjeshtësojnë akoma më shumë skanimin e dokumenteve.

Nuk do të jetë nevoja që ju vendosni plotësisht në kuadrat dokumentin pasi aplikacioni e njeh automatikisht kornizën e dokumentit dhe i përshtatet këndit të fotografimit dhe sigurisht kushteve të ndricimit të ambjentit. Madje ju as nuk duhet të klikoni ekranin për tu skanuar pasi aplikacioni do të njohë automatikisht se cfarë është vendosur para kamerës dhe do ta skanojë atë pa qënë nevoja për dhënien e komandës nga ana juaj.

Të tilla gjëra mund ti bëni dhe me aplikacionet e tjera ekzistuese si Scannable, Office Lens etj por Scanner Pro sjell dicka ndryshe, funksionalitetin Scan Radar. Scan Radar eleminon nevojën për të lancuar aplikacionin në mënyrë që të skanohet dicka. Mjafton që ju thjesht të hapni kamerën dhe të vendosni dokumentin para saj.

Në momentin që ju klikoni në aplikacionin Scanner Pro, ai do t’ju njoftojë se ka gati skanimin e një dokumenti për ju. Scanner Pro mund të integrohet me shërbimet popullore si Dropbox, Google Drive, Evernote, One Note dhe One Drive. Përvec kësaj ju mund të zgjidhni të dërgoni skanimin me email, ta dërgoni me fax, ta printoni etj. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat