Një selfie për të blerë online

Teknologji

Një selfie për të blerë online

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 20:35

Mastercard është duke testuar një aplikacion në smartphone ku verifikon blerjet online nëpërmjet njohjes së fytyrës. Përdoruesit në këtë testim bëjnë një foto selfie për të konfirmuar transaksionin.

“Brezi i ri është shumë i lidhur me selfie, dhe mendoj se do të ishte diçka e bukur”, thotë për CNN eksperti i sigurisë i firmës, Ajay Bhalla.

Ndërsa një tjetër ekspert thotë për BBC-në se njohja e fytyrës mund të kompletohet me “mjete shtesë të sigurisë”.

“Google është përpjekur të njohë fytyrat në telefonat Android dhe pati një sërë problemesh që në ditët e para. Njerëzit mund të bënin foton e dikujt e tregonin në kamera, dhe telefoni mund të zhbllokohej”, thotë Ken Munro, studiues i sigurisë në Pen Test Partners.

Google pranon se njohja e fytyrës është “më pak e sigurtë se një PIN apo fjalëkalim” në një faqe interneti.

Aplikacioni i Mastercard i kërkon përdoruesve të injorojnë mundësinë e testimit që ata janë njerëz, por edhe në të shkuarën kjo ka rezultuar një bllof .

“Njerëzit marrin foto, i animojnë ato. Ka pasur zhvillime të mëtejshme biometrike, por ende nuk janë të mjaftueshme”, thotë Munro.

Mastercard është duke eksploruar njohjen e fytyrës si një alternative në SecureCode, programi i saj i sigurisë që i kërkonë blerësve online për një fjalëkalim për të bërë blerje. Kompania thotë se teknologjia është përdorur në miliarda transaksione vitin e kaluar. Në mars, brendi kinez i blerjeve online, Alibaba demostroi një aplikacion të njohjes së fytyrës, por nuk e ka nxjerrë ende në treg.

Programi i Mastercard do të përfshihet në rreth 500 përdorues në SHBA gjatë testimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat