OnePlus 2 vjen me trup të metaltë!

Teknologji

OnePlus 2 vjen me trup të metaltë!

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 13:06

Interneti është mbushur me thashethemet e shumta për OnePlus 2, ndërsa lansimi zyrtar i këtij modeli të ri të telefonit pritet të vijë brenda pak javësh.

Tani, mediat e ndryshme kanë filluar publikimin e pamjeve të mundshme të OnePlus 2, duke lënë të kuptohet se gjenerata e dytë e telefonit të OnePlus pritet të vijë me trup tërësisht të metaltë.

Për më shumë, është thënë se OnePlus 2 pritet të vijë edhe me skanerin për gisht, procesorin Snapdragon 810 v2.1 dhe portin USB Type-C.

Drejtori ekzekutiv i OnePlus, Pete Lau ka shkruar në rrjetet sociale se OnePlus 2 mund të vijë me konstruksionin e plotë prej metali, raporton GizmoChina.

Edhe pse besohej se OnePlus 2 do të jetë ndjeshëm më i hollë se paraardhësi i tij, raportet sugjerojnë se OnePlus 2 do të jetë 8.9 milimetra i hollë, dhe dizajni i tij në pjesën e pasme do të ngjajë mjaft shumë me modelet rivale të HTC-së, One M8 dhe One M9.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat