iPhone 6s do të dalë në treg më 18 shtator

Teknologji

iPhone 6s do të dalë në treg më 18 shtator

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:06

Nuk ka më dyshim që Apple do të përditësojë linjën e saj të telefonave inteligjentë gjatë vjeshtës. Janë zbuluar deri tani disa informacione në lidhje me pajisjen e ardhshme të Apple-it.

Sot është zbuluar dhe data kur do të hidhet në treg iPhone 6s dhe 6s Plus. Këta telefona inteligjentë mund të hidhen në treg më 18 shtator. Edhe iPhone-t e mëparshëm janë prezantuar në këtë periudhë, iPhone 6/6Plus u realizuan më 19 shtator të vitit të kaluar, ndërsa iPhone 5s më 20 shtator të vitit 2013. Flitet se Apple do ta prezantojë iPhone-in e ri më 11 shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat