MasterCard po teston një mënyrë të re pagesash përmes njohjes së fytyrës

Teknologji

MasterCard po teston një mënyrë të re pagesash përmes njohjes së fytyrës

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 10:46

Kompania e njohur e pagesave MasterCard lajmëroi ditën e enjte se është punuar për shtimin e një standarti të ri biometrik në kartat e kreditit të saj.

Sipas këtij standarti, përdoruesi do të fitojnë akses në kartën e tyre vetëm duke shkrepur një selfie. Sistemi do të krijojë një imazh të dixhitalizuar të fytyrës tuaj, më pas do ta konvertojë atë në një kod dhe këtë kod do ta krahasojë me kodin tuaj të ruajtur në serverat e MasterCard. Pra në këtë mënyra karta e kreditit do të jetë e integruar me një aplikacion në smartfonin tuaj.

Por përdoruesit do të kenë mundësi të zgjedhin ndërmjet përdorimit të shenjës së gishtit për tu identifikuar ose shkrepjes së një selfie në smartfonin e tyre. Mos u shqetësoni për sigurinë pasi në të vërtetë nuk do të ruhet fotoja juaj por një kod i gjeneruar prej saj duke përdorur një algoritëm të nivelit të lartë.

Kompania raportoi se është duke biseduar me Google, Apple, Microsoft dhe BlackBerry për implementimin e kësaj teknologjie. MasterCard ka në plan të startojë një program pilot për testimin e këtij standarti të ri këtë vjeshtë. Nëse rezulton se sistemi është i plotësuar atëherë pritet që ai të mbërrijë tek konsumatori vitin që vjen. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat