Zbulohen dy pajisje të reja të Xiaomi-t

Teknologji

Zbulohen dy pajisje të reja të Xiaomi-t

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 00:46

Janë shfaqur në internet dy pajisje të Xiaomi-t, ku njëri model ka dy kamera në anën e pasme dhe blic të dyfishtë. Imazhet thuhet se i përkasin telefonit Xiaomi Mi 5. Në fillim të kësaj jave u zbuluan disa specifika të telefonit inteligjent M1 5. Këtu nuk thuhet se telefoni do të ketë dy kamera në anën e pasme. Ndoshta imazhet e shfaqura tregojnë një tjetër pajisje të Xiaom-it.

Një tjetër pajisje e Xiaomi-t është zbuluar në sajtin kinez Weibo. Në këtë sajt u shfaq një foto që tregon anën e pasme të Xiaomi Redmi Note 2. Muajin e kaluar u shfaq një tjetër foto që supozohej të ishte i njëjti model. Fotot duken të ngjashme, por vendi i altoparlantit ndryshon. Ndërsa, sa i përket vendit të kamerës, blicit apo skanerit të gjurmëve të gishtave, në të dyja fotot janë të njëjta. Xiaomi Mi 5 nuk do të prezantohet para muajit nëntor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat