Samsung Pay - në fazën finale të testimit

Teknologji

Samsung Pay - në fazën finale të testimit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:52

Samsung Pay pritet të lansohet dikur gjatë muajit shtator dhe sipas një raporti të fundit, shërbim i ri i pagesave mobile të Samsung ka hyrë në fazat përfundimtare të testimit.

Samsung Pay pritet të nisë fillimisht së ofruari në Korenë e Jugut dhe në SHBA këtë shtator, ndërsa është bërë e ditur se Samsung është tani në fazën finale të testimit në Korenë e Jugut.

Samsung është duke punuar me ofruesit e kredit dhe debit kartelave në Korenë e Jugut për të provuar Samsung Pay në vendin e saj të origjinës, fillimisht.

Samsung duket se ka pasur një numër çështjesh të hapura me sistemin e tyre të ri të pagesave mobile, dhe kompania shpreson ti eliminojë ato para se shërbimi të fillojë në fund të kësaj vere.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat