Të gjitha aplikacionet e Android tani mund të përdoren edhe në Mac

Teknologji

Të gjitha aplikacionet e Android tani mund të përdoren edhe në Mac

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:37

Përdoruesit e laptopëve Mac nga Apple gjithnjë kanë kërkuar për mundësitë e përdorimit të aplikacioneve të Android në pajisjet e tyre, dhe tani me sa duket kjo është bërë e mundur.

BlueStacks tani zyrtarisht e ka lëshuar versionin e saj zyrtar të aplikacionit të saj - Android App Player, që më herët mund të përdorej vetëm në Windows.

BlueStacks ka thënë se tashmë janë bërë 90 milionë shkarkime të softuerit të saj, dhe se ky numër do të rritet me lansimin e versionit të tij për Mac.

Softueri i ri për MacBook, i mbështet edhe modelet e laptopëve të Apple me ekranin Retina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat