Samsung do të fillojë me prodhimin e ekraneve të tejdukshëm!

Teknologji

Samsung do të fillojë me prodhimin e ekraneve të tejdukshëm!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:33

Para pak kohësh ne kemi pasur rastin të shohim produktet e reja inovative të Samsung, përkatësisht Samsung Mirror dhe ekranin transparent OLED, dhe tani duket se Samsung do të fillojë me prodhimin e këtyre produkteve të reja.

Ekranet e reja janë të Samsung janë të dizajnuara për t'u përdorur në dyqanet e shitjes me pakicë dhe sipas një raporti të fundit, këto ekrane fillimisht do të përdoren në Hong Kong.

Dhe tani që Samsung ka bërë konsumatorët e parë të Samsung Mirror dhe Transparent Displays, kompania jugkoreane thuhet se është duke e filluar prodhimin e ekraneve dhe i njëjti do të fillojë para fundit të këtij viti.

Ekranet e reja me siguri duken mbresëlënëse dhe nga ajo që Samsung ka prezantuar deri më tani, ekrani Mirror në OLED ka një reflektim prej 75%, kjo është pothuajse e njëjtë me një pasqyrë standarde, edhe pse ekrani i ri i Samsung mund të shfaq informata mbi sipërfaqen e pasqyrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat