Microsoft publikoi ndërtimin e tretë eksperimental të Windows 10-tës për këtë javë

Teknologji

Microsoft publikoi ndërtimin e tretë eksperimental të Windows 10-tës për këtë javë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:28

Microsoft kishte rezervuar edhe një suprizë të fundit këtë javë për testuesit e Windows 10-tës duke publikuar një tjetër ndërtim për të abonuarit në përditësimet “Fast Ring”.

Ndërtimi 10162 është i treti që Microsoft publikon brenda një jave, një rekord ky për kompaninë gjatë gjithë fazës beta të testimeve. Ky ndërtim vjen vetëm një ditë pas përditësimit 10159.

Natyrisht që në këto kushto nga Microsoft presim vetëm përmirësime të performancës, stabilitetit dhe jetëgjatësisë së baterisë duke qenë se kanë ngelur vetëm 26 ditë nga debutimi zyrtar.

Shefi i programit Windows Insider njoftoi në një postim në blog se anëtarët e “Fast Ring” mund ta shkarkojnë që tani ndërtimin 10162 ndërsa javën e ardhshme do të mbërrijë edhe tek anëtarët e “Slow Ring” madje do të ketë edhe një ISO për shkarkim. Gjatë këtij muaji mund të presim përditësime të vazhdueshme deri në datë 29 Korrik.

Gjigandi i sistemit operativ na njoftoi edhe se Windows 10-ta do të publikohet në valë pas datës 29 Korrik dhe vala e parë do të jetë për anëtarët e Windows Insider. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat