Qualcomm: Një mori smartfonësh me teknologjinë 4G po vinë në treg së shpejti

Teknologji

Qualcomm: Një mori smartfonësh me teknologjinë 4G po vinë në treg së shpejti

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:27

Proçesori Snapdragon 210 i cili do të hapte dyert për teknologjinë 4G edhe në smartfonët 100 dollarësh pati një start të ngadaltë këtë vit. Por kjo do të ndryshojë së shpejti sipas Qualcomm.

Në të vërtetë është i pamohueshëm fakti se rrjetet LTE po shtohen kudo anë mbanë botës dhe nevoja për smartfonë me kosto të ulët që mbështetin këtë teknologjinë është rritur. Për tju përgjigjur kësaj kërkesa Qualcomm lançoi modelin Snadragon 210 shtatorin e vitit të shkuar.

Ky proçesor ka katër bërthama me fuqi të ulët ARM Cortex-A7 me frekuencë 1.1 Ghz. Por përveç teknologjisë 4G me shpejtësi deri 150 Mbps, smarfonët e paisur me këtë proçesor do të mund të kenë edhe ekran HD, kamera 8 Megapiksel dhe realizim video HD. Ndër të tjera ofrohet mbështetje dhe për teknologjinë e ngarkimit të shpejtë Quick Charge.

Edhe pse Qualcomm tha se reklamat e para me paisjeve me proçesorin Snapdragon 210 do të shfaqeshin në gjysmën e parë të 2015-tës, kjo nuk ndodhi kurrë e megjithatë Qualcomm nuk e vë në dyshim perspektivën e këtij proçesori. Në fakt smartfonët e parë me këtë proçesor janë pranë debutimit nga prodhues si ZTE dhe Alcatel.

Prodhuesi i proçesorëve duket të jetë tepër i përkushtuar ndaj segmentit të smartfonëve 100 dollarësh ku aktualisht ka 2 proçesorë Snapdraon 200 dhe 208 me mbështetje për 3G.

Proçesorët më të suksesshëm aktualisht janë Snapdraon 410 dhe 615 të cilët përdoren në më shumë se 100 paisje sipas GSMArena. Ndërsa po Qualcomm ka kaluar kohëra të vështira me proçesorin e parametrave të lartë Snapdragon 810 i cili u braktis nga prodhues si LG e Samsung për probleme të mbi nxehjes. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat