Gjenerata e re e çipave Skylake të Intel do të mbërrijë në javën e parë të gushtit

Teknologji

Gjenerata e re e çipave Skylake të Intel do të mbërrijë në javën e parë të gushtit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:26

Intel pritet të lancojë çipin e saj Skylake bazuar një një arkitekturë të re në javën e parë të muajit gusht.

Çipi i parë i këtij lloji do të jetë i fokusuar tek performanca e lojrave ndaj do të debutojë në Gamescom Conference në Gjermani e cila do të zhvillohet nga 5-9 gusht. Por më shumë detaje rreth Skylake, kompania do të japë dhe në Forumin e Zhvilluesve të Intel, gjatë datave 18 deri në 20 gusht. Intel do të zbulojë se si Skylake do të përmisojë eksperiencën në Windows 10.

Intel refuzoi të tregonte se kur Skylake do të mbërrinte tek konsumatorët, por ka shumë mundësi që kjo të ndodhë pas Forumit të Zhvilluesve të Intel. Por Intel ka shkruar në faqen e saj zyrtare se çipi i parë Skylake do të quhet si procesori ‘Sixth generation core’ dhe do të ofrojë performancë të shkëlqyer dhe reduktim të konsumit të baterisë. Kompanitë si Dell, HP dhe Asus do të hedhin në treg kompjuterat e parë me sistem operativ Windows 10 të bazuar në Skylake në gjysmën e dytë të këtij viti. Ende nuk është e qartë se kur Skylake do të bëhet pjesë e pajisjeve Mac.

Disa vecori kryesore të Skylake janë zbuluar tashmë. Muajin që kaloi Asus prezantoi mini-desktop që përdornin Skylake dhe ofronin mbështetje për memorien e re DDR4 dhe protokollin e transferimit të të dhënave USB 3.1. Për më tepër kompjuterat e bazuar në Skylake do të jenë të pajisur me teknologjinë e re USB Type C dhe do të transferojnë të dhëna deri në 40Gbps. Gjatë Forumit të Zhvilluesve të Intel do të mbahet një seksion i vecantë për të demostruar çipin Skylake të fokusuar tek video lojrat ndërkohë që në seksione të tjera do të prezantohet Skylake në Windows 10, i integruar me Cortana dhe Windows Hello, një funksionalitet i ri biometrik i Windows 10 i cili do të zëvendësojë fjalëkalimet me shenjat e gishtave dhe sytë.

Skylake do të sjellë gjithashtu një sistem të ri manaxhimi të virtualizuar dhe karakteristika të tjera të cilat do të detajohen në javët në vijim. Intel duket se po nxiton të sjellë gjeneratën e re të Çipave në kompjutera për të korigjuar kështu gabimin e bërë me çipat Broadwell të cilat patën vonesa të shumta. Këtë herë kompania ka zgjidhur të gjitha problemet e prodhimit të Skylake dhe lancimi do të ndodhë në kohën e duhur. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat