Microsoft lançon një version më ekonomik të Surface Pro 3 me proçesor i7 dhe 128GB memorie

Teknologji

Microsoft lançon një version më ekonomik të Surface Pro 3 me proçesor i7 dhe 128GB memorie

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:21

Kompania Microsoft sapo ka lancuar një model të gjashtë të linjës së tabletave Surface Pro 3. Tableti i ri ka të njëjtin proçesor 1.7GHz Core i7 dhe 8GB memorie ashtu si modelet e mëparshme të Surface.

Ndryshimi ka të bëjë me hapsirën e memories. Ndërkohë që modelet më të vjetra kanë 256GB ose 512GB, ky version ka vetëm 128GB. Ky pakësim sigurisht që do të ndikojë dhe në çmimin e Surface Pro 3 e cila kushton 1.299 dollar, aq sa versioni Core i5 256GB.

Surface Pro 3 ka tashmë 3 vite që është i pranishëm në treg. Sjellja e një versioni më të lirë mund të jetë një strategji e mirëmenduar nga Microsoft para debutimin të Surface Pro 4. Në të njëjtën kohë kompania do të prezantojë gjatë kësaj jave modelin LTE Surface 3 në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Microsoft kjo pajisje do të jetë së shpejti e disponueshme dhe në SHBA. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat