HTC One M9+ arrin në Evropë

Teknologji

HTC One M9+ arrin në Evropë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:44

HTC One M9+ i cili thuhej se do të lansohet këtë muaj në Evropë, tani është i gatshëm për blerësit e parë në Holandë.

Telefoni i fundit nga HTC është tani i gatshëm për blerje për një çmim prej 699 eurove në Holandë, dhe vjen me një mori përditësimesh dhe përmirësimesh nga modeli paraprak, One M9.

Pajisja do të ketë procesor octa core 2.2GHz, ekran orej 5.2 inç në Quad HD dhe rezolucionin prej 2560x1440 piksel.

Specifikat e tjera të HTC One M9+ përfshijnë RAM memorien prej 2GB, hapësirën e brendshme prej 32GB dhe dy kamera: të pasmen prej 20 megapiksel të tipit HTC Duo, dhe kamerën frontale prej 4 mega-piksel.

HTC One M9+ poashtu do të ketë sistemin operativ nga Google, Android Lollipop.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat