Vodafone Albania ju sjell internet Wi-Fi falas në plazhet kryesore përgjatë bregdetit Shqiptar

Teknologji

Vodafone Albania ju sjell internet Wi-Fi falas në plazhet kryesore përgjatë bregdetit Shqiptar

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 23:27

Edhe këtë verë, të gjithë pushuesit qëkanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në plazhet e mrekullueshme të bregdetit Shqiptar, do të kenë mundësinë tëpërfitojnë lidhje interneti falas falë valëve Wi-Fi të ofruara nga Vodafone Albania në pjesën më të madhe të plazheve të rivierës Shqiptare.

Duke nisur nga Ksamili e deri në Velipojë, pushuesit dhe turistët do të jenë gjithnjë të lidhur në internet duke aksesuar pa pagesë pikat Vodafone Wi-Fi më lehtë se kurrë vetëm duke ndjekur këto tre hapa:

Përzgjidh Vodafone WiFi në listën e rrjeteve që shfaqen.
Dërgo SMS me tekst Vodafonewifinë 50222 për t’u regjistruar në Vodafone WiFi.
Regjistrimi do të jetë kryer me sukses në momentin që merr një SMS me fjalëkalimin për të aksesuar Vodafone WiFi në të gjitha vendet ku ai ofrohet.
Identifikohu duke vendosur numrin e celularit dhe fjalëkalimin, më pas kliko
Mund të lëvizësh lirisht midis zonave Vodafone WiFi pa qenë e nevojshme të regjistrohesh sërish.
Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, Vodafone Wi-Fi do të bëjë diferencën me cilësinë dhe shpëjtësinë e tij në plazhet dhe zonat më të bukura turistike të vendit, duke plotësuar çdo nevojë dhe kërkesë për komunikim të përdoruesve që këtë verë do të pushojnë në Shqipëri.Në më shumë se 20 zona të bregdetit, falëVodafone Wi-Fi falas pushuesit mund të lundrojnë në internet, të ndajnë foto me miqtë në rrjetet sociale, të kontrollojnë e-mailin dhe të jenë gjithnjë të lidhur me botën e pakufijtë të internetit

Vodafone ështëgjithnjë e angazhuar për të ofruar shërbimedhe lehtësi për turistët me qëllimin e vetëm për të kthyer Shqipërinë në destinacionin e preferuar tëShqiptarëve dhe të huajve, jo vetëm për bukuritënatyrore mahnitëse por edhe për shërbimet cilësore. Së shpejti të gjithëklientët Vodafone do të mund të shijojnë eksperiencën unike të internetit tepër të shpejtë dhe cilësor falë rrjetit Vodafone 4G.

Për më shumë informacion lidhur me shërbimin Vodafone Wi-Fi klientët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Vodafone Albania në internet www.vodafone.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat