Ja cilët janë 5 orët inteligjente më të mira të vitit 2015

Teknologji

Ja cilët janë 5 orët inteligjente më të mira të vitit 2015

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:14

Orët inteligjente janë trendi më i ri në fushën e teknologjisë këtë vit. Ekranet e vegjël inteligjent që vendosen në kycin e përdoruesit i ofrojnë atij një eksperiencë të minimizuar krahasuar më atë të smartfonëve. Kompania inteligjente më të mëdha duke filluar që nga Google, Apple, Sony etj kanë sjellë në treg modelet e tyre të orëve inteligjente. Tregu ofron shumë mundësi zgjedhje por ne po ju tregojmë se cilët janë 5 orët inteligjente më të mira të këtij viti.

Sony Smartwatch 3

Smartwatch 3 e kompanisë Sony është një orë inteligjente me ekran të rrumbullakët e tipit Android Wear. Kjo orë përdor një ekran transflektiv LCD, kjo do të thotë që ai nuk has vështirësi për tu parë nën dritën e fortë të diellit. Por nëse doni të lexoni në errësirë, automatikisht do të ndizet një dritë e orës. Kohëzgjatja e baterisë e kësaj ore mund të zgjasë deri në tre ditë. Smartwatch 3 është e pajisur me një monitor për matjen e rrahjes së zemrës dhe është rezistente ndaj ujit. Kjo orë mund të integrohet me një smartfon Android përmes Wi-Fi dhe karikohet përmes një kabllo microUSB-je. Sony Smartwatch 3 shitet në treg me një cmim prej 130 dollarësh.

LG Watch Urbane

Këtë orë do t’jua sugjeronim ta vendosnit në një takim të rëndësishëm pasi tërheq shumë vëmendjen duke pasur një pamje dhe stil fantastik. Watch Urbane ka një ekran rrethor 1.3inch OLED i cili qëndron ndezur gjatë gjithë kohës por nuk ofron përshtatje me ndricimin e ambjentit. Përsa i përket sistemit operativ të përdorur, ai është versioni më i fundit i Android Wear. Nëse doni ta lidhni orën inteligjente me një smartfon atëherë këtë mund ta bëni përmes Bluetooth-it dhe Wi-Fi. Ju mund ti përgjigjeni mesazheve duke përdorur komandat zanore apo duke vizatuar një ikonë emoji në ekranin e orës. Ora ësht e pajisur me një monitor për rrahjet e zemrës por mungon prania e GPS. Kohëzgjatja e baterisë shkon deri në 1 dit e gjysmë. LG Watch Urbane do t’ju kushtojë 260 dollar.

Apple Watch

Apple Watch ishte produkti më i shumëpritur nga përdoruesit vitet e fundit. Përvec kësaj kjo është ora inteligjente më e shtrenjtë dhe vjen në dy versione përmasash. Sigurisht që nuk mungon dhe versioni special prej floriri. Mund t’ju themi se kjo orë ka pothuajse të njëjtat funksionalitet me orët e platformës Android Wear. Ekrani i saj është i pajisur me teknologjinë Force Touch e cila është në gjendje të përcaktojë nëse përdoruesi po e prek lehtë ekranin apo po ushtron presion mbi të. Ekrani do të ndizet vetëm nëse ju ngrini dorën apo nëse shtypni një buton. Bateria e Apple Watch zgjat vetëm një ditë dhe karikohet përmes një kablli magnetik. Apple Watch ka një cmim prej 300 dollarësh.

Pebble Time

Pebble Time është nga ato pajisje që fokusohet vetëm në bërjen e pak detyrave të caktuara mirë. Shfaqja e orës dhe njoftimet janë funksionet e saj primare. Interesant është fakti se Pebble Time mund të integrohet me një smartfon iPhone apo Android përmes Bluetooth duke e bërë atë kështu orën e vetme që mund të integrohet me dy platforma të ndryshme smartfonësh. Prania e mikrofonit realizon komandat zanore dhe aksesin në Google Search. Duhet t’ju themi se Pebble Time ka kohëzgjatjen më të madhe të baterisë ndër orët inteligjente të disponueshme në treg, bateria e saj zgjat 5-6 ditë. Kjo orë mund të komandohet përmes 4 butonave të vendosur në pjesët anësore të saj. Pebble Time është rezistente ndaj ujit, është e disponueshme në tre versione ngjyrash dhe kushton 130 dollar.

Motorola Moto 360

Mund të themi me plot gojë se Moto 360 është ora më e bukur ndër orët inteligjente që ekzistojnë sot. Ajo ka një ekran të rrumbullakët 1.6inch LCD të rrethuar nga një mbrojtëse prej celiku. Në gjëndje normale ora një ekran të thjeshtë bardh e zi ndërsa kur ngrihet dora ndricohet dhe shfaqet ndërfaqja e përdoruesit. Në pjesën e pasme ajo ka të vendosur një monitor për matjen e rrahjeve së zemrës por mungon GPS. Në sajë të një mikrofoni mund të komandohet përmes komandave zanore dhe Google Now. Negativ është fakti se kjo orë nuk ofron mbështetje për kryerjen e telefonatave. Moto 360 integrohet me një smartfon Android përmes Bluetooth, por përditësimi i ardhshëm do ta bëjë të mundur lidhjen dhe përmes Wi-Fi. Bateria e saj zgjat vetëm një ditë ndërkohë që cmimi është 170 dollar. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat