Meizu prezanton zyrtarisht modelin e ri - MX5

Teknologji

Meizu prezanton zyrtarisht modelin e ri - MX5

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:21

Meizu e ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit në Android, përkatësisht modelin Meizu MX5, i cili në treg do të vijë me ekranin prej 5.5 inç në Full HD.

Pajisja është e fuqizuar nga procesori tetë bërthamor Helio X 10, RAM memoria prej 3GB dhe mundësia e zgjedhjes së memorieve të brendshme prej 16GB, 32GB ose 64GB.

MX5 do të jetë i gatshëm për shitje me disa lloje të ngjyrave që përfshijnë ngjyrën e artë, të argjendtë dhe ngjyrën hiri.

Pajisja e re nga Meizu do të ketë çmim fillestar prej 290 dollarëve, gjë që e bën atë të ketë çmim tepër joshës për performancat që i ofron.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat