Gati telefoni më i ri Galaxy A8

Teknologji

Gati telefoni më i ri Galaxy A8

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:49

Samsung duket se ka gati modelin më të fundit të telefonit Galaxy A8. Ndërsa më parë ne mund të kemi parë vetëm foto të koncepit të këtij modeli këtë herë kemi të bëjmë me një video e cila na prezanton telefonin dhe specifikat e tij.

Galaxy A8 pritet të prezantohet në treg me ekran prej 5.7 inç, rezolucionin në Full HD prej 1920x1080 pikselëve dhe procesorin octa core prej 640bit, të prodhuar nga Qualcomm dhe seria Snapdragon 615.

Gjithashtu pritet që pajisja e re e hedhur në treg nga Samsung të jetë e mbështetur edhe me RAM memorie prej 2GB, hapsirë të brendshme prej 16GB dhe sistemin operativ Android 5.1.1.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat